10 LIVE

Nushi-Kurtit: S’është dashtë me thanë nuk kam dëgju fjalimin, e pafalshme

Gazeta10
12 Tetor 2022 - 20:46

Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë se është e pafalshme që të thotë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në KiE.

Nushi në Politiko ka thënë se Kurti me këtë deklaratë më shumë duket se bëri goditje politike, sesa që është arsyetuar, transmeton Gazeta10.

“Mua më arsyetohet mos me dëgju, nuk ka ndonjë funksion shtetëror, as përgjegjësi publike. Por, Kurti është kryeministër. Nuk ish dashtë me thanë se kam dëgjuar, ish dashtë me thanë do t’i paraqesë më vonë qëndrimet e mia…S’po du me thënë lëshim, është e qëllimshme…është një shpërfillje, më shumë goditje politike sesa arsyetim”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.