Mërgimtarët që po udhëtojnë përmes pikave kufitare, po përballen me pritje të gjata edhe këtë mëngjes.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet më e ngarkuar te pika kufitare në Merdar.
Pritjet atje janë nga 100 deri në 120 minuta në dalje.
Ne emisionin “Dita e re” në Kana10, është paraqitur në linjë direkte gazetarja Arianita Hoti nga pikë-kalimi kufitar në Merdarë, duke dhënë detaje për pritjet e gjata të mërgimtarëve në dalje të Kosovës.
“Qitu jemi prej 6’ve të sabahit…ne po mundemi me i përballu pak, por fëmijët e vogël marun krejt, vështirë për fëmijët e vegjël, se kur donë mu bë mirë nuk e di”, është shprehur një mërgimtarë derisa priste për të kaluar kufirin në Merdare.
Ndërkaq, mërgimtari tjetër nga Suhareka që ishte nisur për Slloveni, përveç ankesave për pritje të gjata në kufi, ai ka përmendur edhe problemin që kishte me rrymë gjatë qëndrimit në vendlindje.
“Kemi pas shumë probleme me rrymë”, është shprehur ai. /Gazeta10/