Lajme

Osmani në Budapest takohet me Shefin e NATO’s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë

Gazeta10
09 Nëntor 2024 - 11:53

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Osmani ka publikuar një foto nga takimi, derisa ka bërë me dije se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tone”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.