Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani në një vizitë pune, ku do të takohet me presidentin Frank Walter-Steinmeier.
Presidenca ka njoftuar të martën se Osmani do të ketë edhe takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, si dhe do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue, me temën “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.
Ajo dotë marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë.
“Ndryshe, Presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.