Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në ShBA nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 18:41

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në Arlington të ShBA-së nderoi ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

Në një postim në Instagram ajo shprehet se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan! ”, shkroi mes tjerash Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.