Gazeta10

Osmani nga mbledhja e Komitetit të Ministrave: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg, ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Duke e shtuar se Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së, Osmani ka theksuar se anëtarësimi do të ndikonte dhe në stabilitetin e bashkëpunimit rajonal.

“Është me rëndësi të madhe që të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Prandaj ne vazhdimisht e kemi mbështetur përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që u rekomandon Komitetit të ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në organizatë.

Ne besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe instrumente të tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së kësaj mbledhje në Strasburg, për shkak të refuzimit nga Qeveria e Kosovës të kërkesave të Gjermanisë, Francës e Italisë që të bëhen hapa konkret për Asociacionin.

Ndërsa, gjatë ditës kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, ka bërë të ditur se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj