Lajme

Osmani shtrëngon duart me Sekretarin Blinken: Është përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës

Gazeta10
27 Shtator 2024 - 13:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork, ku në kuadër të javës së nivelit të lartë ka takuar dhe ka shtrënguar duart me zyrtarë të ndryshëm.

Sot ajo njoftoi se ka shtrënguar duart me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinken për mbështetjen e palëkundur të Amerikës.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi e para e vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.