Lajme

Osmani takohet me Rothin, flasin për hapat që e çojnë Kosovën më afër institucioneve euroatlantike

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 15:32

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth.

Osmani tha se me Rothin patën diskutim të hapur dhe miqësor, teka e cilësoi si zë të fuqishëm në krah të Kosovës.

“Ne diskutuam se si mund të ecim përpara me hapat që e çojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë më afër institucioneve euroatlantike”, shkroi Osmani.

E para e shtetit më herët u prit nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.