
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë Taip Erdogan dhe popullin turk për Ditën e Republikës.
“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Osmani tha se janë të vendosur të forcojnë më tej partneritetin dhe se pret me padurim të shfrytëzojnë mundësitë që ofron bashkëpunimi.
Në këtë postim nuk mungoi shkrimi i presidentes së vendit në gjuhën turke si një shenjë respekti nga shtetit turk.