Uncategorized

Pacolli i kërkon Pecit të mos reagojë nëse s’ka faj

Gazeta10
17 Nëntor 2024 - 17:01

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ia ka dhënë një këshillë të vlefshme ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, mbi reagimin me nervozizëm ndaj lajmit për dhënien e grantit prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes Fitore Pacolli.

Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka këshiluar ministrin Peci që të mos reagojë emocionalisht, nëse akuzat s’janë të vërteta.

“Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta). Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë”, ka deklaruar ndër të tjera Pacolli.

Ai ka thënë se duhej të vepronte njësoj sikurse Pacolli kur ministri Peci e quante “agjent të Putinit dhe Vuçiqit”.

Për fund, Pacolli ka dhënë edhe një këshillë të vlefshme për Pecin.

“Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, ka deklaruar Pacolli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.