Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Nju Jork këtyre ditëve, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se arsyeja për reagimin e tij publik është se një përfaqësues i lartë i Kosovës e kishte porositur një diplomat të huaj, që presidenti i tyre të mos flasë me Pacollin, meqë deputeti kosovar s’është ia autorizuar të flasë për Kosovën.
Pacolli thotë se e ka takuar diplomatin në fjalë dhe ka paralajmëruar se do ta bëjë publik emrin e përfaqësuesit të Kosovës që ka kërkuar të injorohet ish-kryediplomati kosovar.
Në fund kreu i AKR-së thotë se gjende në Nju Jork me shpenzimet e tij dhe pa asnjë përkrahje nga shteti i Kosovës.