Kronika e Zeze

“Pajtimin e vrau gruaja e tij”, reagon motra e viktimës për vrasjen e të riut nga Peja në SHBA

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 13:43

Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të SHBA-së.

Lajmi për vdekjen e djalit të tyre ka qenë tronditës për familjen Krasniqi.

Lidhur me këtë, së fundmi ka reaguar vetë motra e Pajtimit, Albana.

Motra e të ndjerit akuzon gruan e Pajtimit, për këtë vrasje makabre.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë …”, ka shkruar mes të tjerash Albana Krasniqi.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkruan tutje ajo.

Në pamje gjithashtu shihen edhe njollat e gjakut në ballkonin e apartamentit të çiftit nga Peja, dhe se sipas raportimeve të fundit thuhet se u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.

Lidhur me këtë rast thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.