Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pamjet e koncertit të Camila Cabello-s bëhen virale, stadiumi pothuajse i zbrazët

Gazeta10
31 Janar 2025 - 8:33

Camilla Cabello është përfolur së fundmi shumë në rrjet pasi imazhet e këngëtares duke performuar në një stadium pothuajse të zbrazët u bënë virale në internet.

Ish-ylli i grupit Fifth Harmony, performoi në Atlanta, Georgia, disa ditë më parë, por fansat mbetën të habitur nga numri në dukje i ulët i të pranishmëve.

Vendi ishte plot vetëm një natë më parë kur superylli i repit Lil Wayne performoi para një turme të mbushur tërësisht.

Ditë përpara performancës, një përdorues në rrjetet sociale i njohur si @dieforyous vuri në dukje shitjet e dobëta të biletave dhe postoi një ‘screnshot’ të vendeve të disponueshme.

“Camila Cabello do të performojë nesër por vetëm afro 30 për qind e biletave janë shitur”, shkroi ai në X.

Më pas pasoi një video në natën eventit që duket konfirmonte që koncerti kishte dështuar të shiste një shumicë biletash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.