Pjesë e panelit diskutues sonte në “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ishte edhe Shqipe Pantina e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta10.
Pantina, përveç tjerash para zgjedhjeve pati edhe një kërkesë për qytetarët.
“Gabimet që i kanë bërë qeveritë e mëhershme janë ndëshkuar me votë. E krejt çka unë kërkoj nga qytetarët është që njejtë qysh i kanë ndëshku partitë me gabime duhet me ndëshku edhe këtë parti me votë, e cila jo që i ka përsërit por edhe i ka thelluar ato”, deklaroi Pantina.
Tutje, sipas saj asnjë hajn nuk është dërguar në burg, gjatë qeverisjes Kurti.
“Asnjë hajn nuk e ka çu në burg, është ka i ushqen hajnat e rinjë, hajnat e vet. Pra po vazhdon hajnia e keqqeverisja”, shtoi ajo mes tjerash.