Lajme

Peci publikon foto nga sulmi ndaj objektit të komunës së Zveçanit: Janë shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 9:07

Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Përvec policisë, rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Ai ka publikuar disa fotografi se si duket komuna sot, pasi sulmit të mbrëmshëm

Peci ka dënuar aktine dhunshëm dhe tregon se sulmi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkuan Peci në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 Nëntor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.