Gazeta10

Peja mposht Trepçën, gjithçka vendoset në Mitrovicë

Skuadra e Pejës ka arritur fitore ndaj Trepçës në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Karagaqi” me rezultat 87-83, duke barazuar kështu serinë në 2-2.

Pejanët ishin më të mirë se mitrovicasit që në start duke fituar çerekun e parë me rezultat 30-26. Ndërsa, në çerekun e dytë edhe pse ndeshja ishte më e barabartë përsëri pejanët arritën që ta fitonin atë me shifrat 23-22.

 E njëjta ndodhi edhe në çerekun e tretë me Pejën qe e fitoi atë me një pikë dallim, 18-17.

Trepça arriti që ta fitoi çerekun e katërt me rezultat 16-18, por që nuk ishte e mjaftueshme për fitore.

Më i dalluari tek pejanët ishte Jalen Tate me 27 pikë e 3 ribaunde, i ndihmuar nga Brad Waldow me 14 pikë e 10 ribaunde, dhe Alban Veseli me 13 pikë e 3 ribaunde.

Tek “Xehetarët” më i dalluari ishte Drilon Hajrizi që shënoi 24 pikë, pati 6 ribaunde dhe 2 asistime. Paraqitje të mirë gjithashtu patën edhe Kastrati, Tmusic, Ken Brown e Artis që të gjithë me pikë dyshifrore.

Ndeshja e pestë dhe ajo që vendos fituesin, do të zhvillohet ditën e enjte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut