Lajme

Përurohet QKMF-ja më e madhe në Kosovë, Hamza: Sot ndodhi në Mitrovicë, nesër do të ndodhë anekënd vendit

Gazeta10
06 Janar 2025 - 17:26

Sot në Mitrovicë është përuruar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” – më e madhja në Kosovë.

Në përurimin e këtij objekti morën pjesë kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe humanisti Halil Kastrati.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

Postimi i plotë:

Një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme nisi sot në Mitrovicë. Një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Ndërtimi i objektit madhështor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është dëshmi e suksesit që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime.

Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë.

Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë!

#MaMirë #PDK131

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.