Gazeta10

Pesë vjet nga vdekja e legjendës, Fadil Vokrri

Dita e sotme shënon pesë vjetorin e vdekjes së ikonës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Fadil Vokrri kishte ndërruar jetë pas një sulmi kardiak më 9 qershor 2018, 14 ditë pa i mbushur 58 vjet, duke i lënë të shokuar të gjithë me këtë ikje të papritur dhe të hershme.

Vokrri e kishte nisur karrierën e tij futbollistike te Llapi, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980.

Gjatë karrierës së tij 15-vjeçare ai luajti edhe në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18 dhe Montluçon.

Nga 363 paraqitje të tij në total, Vokrri kishte shënuar 121 gola. Ai vlerësohej si një prej futbollistëve më të mirë në ish-Jugosllavi.

Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht në ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA në vitin 2016.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut