Lajme

Petrit Hajdari: Reçaku, trokitja në ndërgjegjen e botës.

Gazeta10
15 Janar 2025 - 17:30

Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka nderuar viktimat e Reçakut, në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova themelet i ka në gjak, e të ardhmen e ka në punë.

Postimi i plotë:

Reçaku, trokitja në ndërgjegjën e botës.

Kujtojmë sot, siç duhet ta kujtojmë çdo ditë, gjakun e njomë që u derdh në Reçak dhe që, nëpërmjet të madhit William Walker, ngacmoi ndërgjegjen e botës për kasaphanën që po ndodhte në Kosovë.

Teksa kemi sytë kah e ardhmja, padyshim ajo nuk ndërtohet duke e harruar të kaluarën. Kosova themelet i ka në gjak, e të ardhmen e ka në punë.
Lavdi e përjetshme martirëve e dëshmorëve të kësaj toke. Kujtesë e përhershme Reçakut dhe të gjitha masakrave të tmerrshme që i ndodhën këtij populli!

Petrit E. Hajdari

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shkurt 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.