Lajme

Plas debati në Raport – ‘Tradita jonë, gruaja mos me dal pa e pyet burrin’ – ‘Mos u përzijë!’

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 18:45

Në emisionin “Raport” në Kanal 10 po diskutohet “Kauza për familjen, kush po e mbështet e kujt po i pengon?”. Një debat i ashpër është duke u zhvilluar mes penalistëve lidhur me faktin se cilat janë traditat e popullit shqiptar dhe me gjerë. 

Derisa po debatohej për traditat e popujve, mjeku Rushiti e pyeti anëtarin e partisë “Lista për Familjën”, Avdullah Klinakun se “a është traditë e jona që gruaja mos me dal pa e pyetur burrin dhe a duhet me u ruajt ajo traditë”?

Pas kësaj pyetje, plasi debati mes Klinakut dhe gazetares Bajraktari, pasi kjo e fundit po ironizonte duke thënë se “A ndodh kjo mes juve, a ju pyet juve”?, duke ju referuar gruas së tij – Derisa Klinaku ju kundërpërgjigj duke thënë se gruaja e tij është avokate dhe me një impakt shumë të madh.

Shikojeni debatin e plotë në videon e më poshtme: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.