Lajme

Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të bashkëpunimit

Gazeta10
09 Janar 2025 - 15:59

Në kuadër të bashkëpunimit institucional, drejtori rajonal i Policisë, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, realizoi një vizitë në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ku u prit nga Kryeprokurori z. Burim Çerkini.

Gjatë këtij takimi, Nënkoloneli Pllana e informoi Kryeprokurorin Çerkini lidhur me situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë. Ai gjithashtu ndau informacione për disa aktivitete të ndërmarra nga policia rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në trafik.

Me këtë rast, ai e uroi Kryeprokurorin për emërimin e tij në pozitën e re si drejtues i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori Çerkini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me policinë rajonale të Ferizajt, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre. Ai ritheksoi se Prokuroria Themelore është një institucion i pavarur dhe i paanshëm, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke ushtruar autoritetin e saj për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

“Në përfundim të takimit, të dyja palët diskutuan mbi mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale”, thuhet në njoftim..

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.