
Leposaviq-Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një kamerë të maskuar në një njehësor në komunën e Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se nga Prokuroria edhe është hapur i veprës penale “incizim i paautorizuar”.
Elshani tha se kjo është kamera e tretë e maskuar që është gjetur, pasi dy tjera ishin gjetur paraprakisht në klima në komunën e Mitrovicës së Veriut.
“Dje në Leposavic Policia ka larguar një kamerë e cila e monitoronte pjesën publike respektivisht magjistralen Mitrovicë-Leposavic. Pas konsultimit me Prokuror sot është hap rast incizim i paautorizuar Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa kjo është kamera e tretë e maskuar e larguar që monitoronte vendet publike”, tha ai.