Kronika e Zeze

Policia jep detaje për të shtënat në Prishtinë, nuk ka të lënduar, identifikohen të dyshuarit

Gazeta10
24 Tetor 2024 - 22:53

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Rrahim Beqiri”, në Prishtinë, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Rastin për Gazetën 10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Gazeta 10.

Ajo ka thënë se policia është në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.