Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 6 armë zjarri, shqiptoi mbi 3 mijë gjoba

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 10:10

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 178 urdhëresa të gjykatës.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

Ndërsa janë shqiptuar edhe 3555 masa administrative me gjobë.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3555 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.