Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në mërgatë, Gazi Ademaj ka folur rreth klimës investive në forumin ekonomik në Mynih, të organizuar nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ademaj ka shpreh pakënaqësi me politikën kosovare që sipas tij, ka ndikuar për të keq tek biznesmenët shqiptar në Gjermani.
Sipas tij, politikanët kanë ndikuar të përçajnë shumë biznesmen.
“Politikanët nuk vijnë me na marrë neve në Kosovë, por vijnë këtu me na shti përçarje që unë njoh shumë njerëz që janë përlarë me s veti edhe pse shok kanë qenë. Njoh biznesmenë që janë kanë shok, por që janë ndarë veç për parti”, ka thënë Ademaj.
Tutje ai ka thënë se nuk ka shikuar mundësinë për të investuar në Kosovë për shkak të perceptimit të korrupsionit. /GAZETA10/