Gazeta10

Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Ish-kandidati për president të Serbisë dhe ish-gjenerali ushtarak, tani kryetar i partisë Serbia Qendra (SRCE), Zdravko Ponosh, ka komentuar një takim tjetër të pasuksesshëm të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ponosh, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se asnjë takim në nivelin e kryenegociatorëve Petkoviq – Bislimi nuk do të jetë i suksesshëm, sepse “këto janë takime teknike dhe shërbejnë më shumë për të mos shuar zjarrin”, transmeton Telegrafi.

“Edhe takimi i fundit që në fakt nuk ndodhi, dhe në të njëjtën kohë atje ishin Vuçiq dhe Kurti, shërben gjithashtu që zjarri të mos shuhet derisa të krijohet administrata e re e Brukselit. Asgjë thelbësore nuk do të ndodhë atje, e vetmja gjë që do të ndodhë është ajo që Kurti bën gjatë gjithë kohës, është ndryshimi i situatës në terren ndërkohë. Ai nuk është bjerrakohës, Vuçiqi është bjerrakohës, por pyetja është se çfarë mund të bëjë më shumë [Vuçiq] sepse ka humbur gjithçka që mund të humbte”, transmeton telegrafi.

“Ai shpreson vetëm për kthimin e Trumpit në pushtet, se si do të shkojnë zgjedhjet amerikane dhe se më vonë Grenell do të vijë dhe do ta ndihmojë të marrë diçka. Ai padyshim që po luan me këtë”, tha Ponosh, duke shtuar se “administrata e re në BE do të vazhdojë të shtyjnë të gjitha gjërat drejt njohjes formale, që mund të mos quhet kështu”.

Ponosh vlerëson se ajo që bëri Vuçiq është një njohje praktike e Kosovës.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë