
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë anëtarëve të qeverisë së tij, e cila po përpiqet të kalojë projektligjet në Kongres, thanë sot tre ministra të qeverisë AFP.
Kërkesa e Petros, e konfirmuar nga zyrtarë të lartë që folën në kushte anonimiteti, nuk është zyrtarizuar nga vetë presidenti kolumbian, presidenti i parë i majtë i vendit.
Dje, të martën, ai foli në twitter për një “riorganizim të qeverisë” pas përfundimit të aleancës me partitë kryesore tradicionale.
Në pushtet që prej 7 gushtit, Petros nuk ka arritur të zbatojë ndryshimet e thella që premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore në fushën e punës, shëndetësisë, pensioneve dhe drejtësisë.
Partia Liberale, Partia Konservatore dhe Partia U (centriste), të cilat u larguan nga qeveria të martën, kundërshtuan nismat e qeverisë.
Gjatë një ngjarjeje publike, presidenti kolumbian tha se në Kolumbi duhet të formohet një “qeveri emergjente” pasi Kongresi nuk ka mundur të miratojë, në mënyrë të thjeshtë dhe paqësore, legjislacionin në lidhje me rishpërndarjen e drejtë të tokës.
Deri më tani asnjë nga ministrat e qeverisë nuk ka dorëzuar dorëheqjen.