Lajme

Presidentja Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 12:24

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani ka thënë se me homologun e saj kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.