Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës në Gjermani, është takuar me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Osmani ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Gjermania mbetet aleate kyç për rrugëtimin tonë euroatlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve.”, ka shkruar Osmani në Facebook.