Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke zhvilluar një takim, në këto momente, me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta 10.
Siç merr vesh Gazeta 10, Maqedonci e Osmani në këtë takim pritet që të diskutojnë lidhur me gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në anën tjetër, për këtë çështje, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, e cila është mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.
Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.
Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli ka treguar dy arsyet për mospjesëmarrje në seancë, teksa nuk i ka ndalur akuzat ndaj partive opozitare.
Ai ka përmendur kërkesën e opozitës për shkarkimin e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të audio-incizimeve me krimenlin serb, Milan Radoijiçiq.
Ndryshe, para dy ditësh, e para e vendit kishte kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Gazeta 10/