Lajme

Propagandë! Rama–Jabllanoviçit: Gjema një studio në Beograd ku një shqiptar e vendos flamurin kosovar

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 23:51

Politikani serb nga veriu, Aleksandar Jabllanoviç në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se ka një kohë që një grup i organizuar i janë vë pas.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi të personave që po e përcjellin atë, duke thënë se ka frikë se mund ta eliminojnë.

Jabllanoviç ka pas kritika edhe ndaj institucioneve të Kosovës për mungesë të ofrimit të sigurisë.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar komentatori politik, Fidan Rama.

Ai ka thënë se Jabllanoviç nuk ka arsye të frikësohet për jetën e tij në Kosovë, pasi sipas tij, Jabllanoviç sonte ndodhet në Prishtinë në një studio televizive dhe nuk ka asnjë problem për të lëvizur lirshëm.

“Se çfarë shteti demokratik është Kosova, tregon pikërisht prezenca e Jabllanoviç në këtë studio”, ka thënë Rama, përcjell gazeta10.

Në këta aspekt, Rama ka përmendur edhe prezencën në studion e emisionit ‘Politiko’ të politikanit serb nga veriu, Aleksandar Arsenijeviq i cili kishte vendosur flamurin e Serbisë në veshjen e tij.

“Ma gjej një studio në Beograd ku një shqiptar e vendos flamurin kosovar siç ka bërë Arsenijeviq në këtë studio kur ka vendosur flamurin serb dhe thotë se Kosova është e pavarur, z. Jabllanoviç e di qe nuk ka”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.