Lajme

Psikologu, Petrit Thaçi: Janari mundësi për reflektim dhe rritje personale

Gazeta10
06 Janar 2025 - 9:29

Muaji janar shënon edhe fillimvitin që po hymë, pas festave të fundvitit.

Psikologu, Petrit Thaçi në emisionin “Dita e re” në Kanal, ka thënë se janari ëshTë mundësi për reflektim dhe rritje personale.

“Është koha me paS një rritje personale, do të thotë edhe pse ka streset e veta, ka shqetësimet e veta, konsiderojë se është një mundësi për reflektim, është mundësi për rimendimin e prioriteteve dhe analizën e ambicieve tona. Është një mundësi për të ndjerë se disa gjëra në të kaluarën mund t’i lëmë në të kaluarën dhe është një perceptim psikologjik sikur gjërat po fillojnë nga e para”, ëhstë shprehur Thaçi.

Ai janarine ka përshkruar si një kombinacion ndjenjash dhe emconësh në aspetin psikologjik.

“Është një periudhë me një lloj kombinacioni ndjenjash e mocionesh në aspektin psikologjik, meqë po flitet për një mori festash deri në muajin e janarit dhe atë nevojën për me rifilluar dhe me i marrë energjitë, për me rifilluar atë përditshmërinë e angazhimeve të punës pas atij relaksi”, ka thënë psikologu Thaçi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.