Tre dështimet kapitale politike dhe tre mashrimet publike të Qeverisë Kurti!
Nga Halil Matoshi
Qeveria ka krijuar milicitë e veta sekrete, nga kinse gazetarë si “prevaranti” Vudi dhe Nga servisi publik RTK, për me e zhvedosë vëmendjen e vulgus-t (turmave); Qeveria prodhon fake news, i publikon në portale kontroverse e të kontraktueme dhe i rikthen në servisin publik RTK si lajme!
Sanksionet vs afera Klan Kosova
Tre dështimet epokale të Qeverisë Kurti 2, janë padyshim a) masat ndëshkuese (sanksionet) e BEsë për futjen e kryetarëve jolegjitimë (jolegjitimitetin e të cilëve e pati pranu vet Kurti) në objektet e komunave në veri (edhe këtu pati nji ndihmë nga PDK, në emën të nacionalizmit, tue mbajtun nji komunë me shumicë serbe nga Çabra);
Këto sanksione me koston aktuale deri në 500 miionë € dhe izolim diplomatik të Kryeministrit, Qeveria i mbuloi me zhurmën e krijueme rreth Klan Kosovës.
Klan Kosova u harrue kurse sanksionet mbetën!?
Vota kundër Kosovës në KE vs Zgjedhjet farsë të Parakohshme
b) Mbyllja e dyerve të Këshillit të Europës nga vet Kurti, i cili në fillim të qërshorit 2024 i tha Quint-it “Jo” për “hapin përpara për Asociacionin”, (konsistonte me dërgimin e draft-Statutit të AKShSK në Kushtetuese, që u mbulu kinse me vullnetin e Kurtit për zgjedhje të parakohshme, (e që ia legjitimoi PDK e Memli Krasniqit, pa marrë në këmbim asnji kundërshpërblim pos talljës e cinizmit të Kurtit!?);
Ky ishte thjesht mashtrimi publik i radhës. Zhvendosje nga fokusi i dështimit historik në KE.
Dyert e KEsë u mbyllën, Kurti nuk i dha zgjedhje PDKsë
c) Legalizimi i pasaportave të Serbisë për qytetarët e Kosovës nga ana e BEsë, si pjesë e përmbylljes së liberalizimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, që dmth. se BE njianshëm po e zbaton Planin Frsnko-Gjerman, pa pëlqimin publik të palëve, veçmas Qeverisë Kurti.
Plani (i dakorduem më Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit) parasheh autonominë personale (vetmenagjim) të serbëve të Kosovës.
Kjo qasje ndaj serbëve në veri të Kosovës, dmth se BEja e sheh veriun si nji entiteti të pavarun nga pushteti qëndror, të cilin Qeveria “e mbuloi” tue prodhu zhurmë me nji punë të fëlluqun (Dejona Mihali, Salih Zyba) me portalin bosniak Slobodna Bosna e drejtueme nga nji ish spiun i KOSit (shërbimi i fshehtë ushtarak jugosllav) Senad Avdić (Senad Ante Portal!!!);
Në kontraktim me palaçon e vetquajtun Vudi (Xhymshiti, kinse fotograf që ka zhvatë Ministrinë e Kulturës me 10 mijë euro) i cili lajmet e prodhueme nga Qeveria Kurti, (rasti i zavendësimit të Escobar për çka ky i fundit e quejti rrenc Vudin kontrovers) i plason në portalin “The Frontliner” si të tijat, derisa milicët aspirantë të Dejonës e Zybës, i lexojnë në servisin publik RTK.
Metodat e njohtuna nga epoka e fashizmit të Sloboda. Milošević dhe partisë së tij fashiste të mbiquejtun si socialiste!
Analistat atëbotë patën vlerësu se luftat në ish Jugosllavi nuk nisën në Plitvice e Sarajevë por në Radio Televizionin e Serbisë (RTS.)
A po e përdor Kurti propagandën dhe RTKnë për nxitje konflikti, apo ai ka ra pre e luftës hibride që po e zhvillon Rusia për me shtri ndikimin e të në rajon?
Përgjigjen në këtë pyetje ish dashtë me e nxjerrë nga të dhanat e saj operative e analitike shërbimi i inteligencës kosovare, AKI.
BE e njohu Asociacionin si entitet të pavarun përmes passportes së “Koordinacija” e Kurti u gjuhet “anmiqve të brendshëm”. Populli i Beson broçkullat.
Për fillim Buzhalës e Mirenes.
Dikur i gjuhet popullit.
Ku kish me qenë Kosova “po që se” vs deri në rrenën tjetër të Qeverisë
Po që se âsht pohimi ma absurd i mohimit të historisë. Nuk ka po që se kur historia âsht mbyllë në të shkuemen tue marrë krye n’veti vendime të gabueme për vendin që Kurti é udhëheqë me votë të fuqishme por që nuk e njeh si Atdhe!
Po të mos e pengonte Lëvizja Vetëvendosje dhunshëm nisjen e jetësimit të Asociacionit simas rekomandimeve të Gykatës Kushtetuese të Kosovës për Parimet e Përgjithshme e në rrugë kushtetuese (statutin duhej ta shkruente Ekipi Menagjues i përmbamë nga serbë të përfshimë në institucionet kosovare, e jo nga deputetja e Partisë së Vučić, Daniela Vujičić; serbët do të ishin te integruem në shtetin e Kosovës, që do të ishte në Këshillin e Evropës, Interpol, në UNESCO dhe në Programin e Partneritetit për Paqe me NATOn …
Zoti Kryeministër, vnoja bre burrë gishtin tâmthit e reflekto: A ia vlejti nacionalizmi yt romantik?