Komuna e Obiliqit ka marrë një pamje të një qyteti të urbanizuar dhe të ndriçuar. Kjo komunë është ndër komunat që ka pësuar ndryshimin me të madh infrastrukturorë në vitet e fundit.
Kryetari i komunës së Obliqit, Xhafer Gashi ka publikuar një video përmes të cilës shihet transformim i madh i këtij qyteti, raporton gazeta10.
‘Nga 27 dita që kishte i gjithë qyteti, tani Obiliqi po ndriçohet me 9 mijë e 700 drita’, ka shkruar Gashi në përshkrimin e kësaj videoje.
‘Përkushtimi ynë në realizimin e projektit për shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në të gjithë territorin e Komunës së Obiliqit, është dëshmi se siguria publike është prioritet kryesor për ne’, ka shkruar tutje Gashi. /Gazeta10/
Me poshtë e gjeni postimi e plotë të tij:
Nga dikur në Obiliqin e sotshëm, nga 27 drita, Obiliqi sot ndriçohet me mbi 9 mijë e 700 drita, duke bërë kështu që Obiliqi përpos që është qytet që e prodhon dritën dhe vetë është qytet i dritave!
Përkushtimi ynë në realizimin e projektit për shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në të gjithë territorin e Komunës së Obiliqit, është dëshmi se siguria publike është prioritet kryesor për ne!
Jemi #Bashkë, për Obiliqin!
Xhafer Gashi