Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Radoniqi e pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, ia jep një dhuratë

Gazeta10
05 Shtator 2024 - 16:18

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE’së, Michael Davenport.

“Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.”

Radoniqi e ka falënderuar Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së.

“Kryesuesi Radoniqi e falënderoi ambasadorin Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së. Radoniqi kujtoi së fundmi edhe pranimin e softuerit të KQZ-së i zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së, përmes së cilit do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore. Me këtë rast, Radoniqi ndau mirënjohje për ambasadorin Davenport për kontributin dhe pëkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.”

Radoniqi i ka ndarë mirënjohje dhe ia ka dhënë një hartë të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.