
Ka mbetur vetëm zyrtarizimi, Rafael Leao do të nënshkruajë kontratën e re me skuadrën e Milanit.
Ylli portugez është lojtari kryesor te “rossonerët”, andaj skuadra milaneze ka vendosur t’i ofrojë atij kontratë deri në vitin 2028.
Me kontratën e re, klauzola e lirimit do të jetë rreth 175 milionë euro.
Përveç kësaj, edhe paga e Leaos do të pësojë ndryshime drastike.
Me kontratën aktuale, portugezi paguhet vetëm 1.2 milionë euro në sezon, gjersa më ofertën e re, Leao do të paguhet 5 milionë euro në vit, megjithëse është ende pak në krahasim me ofertat nga klubet angleze.
Leao këtë sezon është paraqitur në 47 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola e ka dhuruar 15 asistime.
Portugezi 23-vjeçar iu bashkua Milani në vitin 2019 nga skuadra franceze e Lille për shumën e 29.5 milionë euro, gjersa vlera e tij në treg për momentin shkon në 80 milionë euro.