Duhet Lexuar

Rama: LDK-ja s’ka qëndrim nëse duhet të bëhet Asociacioni

Gazeta10
09 Shkurt 2023 - 21:53

Komentatori politik, Fidan Rama, ka kritikuar LDK-në për mënyrën e opozitbërjes ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka qëndrim nëse duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, shkruan Gazeta10.

“Nuk ka studio televizive në Kosovë që kritikohet Qeveria më shumë sesa këtu. S’ka studio televizive që e bën opozitën më të madhe në raport me të gjitha punët që i bën Qeveria. Bile, bile shumë më shumë sesa partia juaj. Shumë shpesh e kryejmë edhe punën e juaj si opozitë. S’kam pritë që eksponentë të LDK-së bien pre e një strategjie që Kurti e bën për konsum të brendshëm kur lidhet me dialogun. Kurti ka të drejtë kur thotë që se pranon asnjë marrëveshje finale pa njohjen në qendër. Ende nuk e kuptoj LDK-në, se a duhet të zbatohet ky Asociacion a jo. Tahiri e Kica-Xhelili po bëjnë interpretim. Veç që ka deklaruar se kjo është përgjegjësi e qeverisë, gjë që edhe opozita ka një lloj përgjegjësie mbi vendimet e rëndësishme. Ideja që të largohesh nga përgjegjësia, nuk qëndron. Nuk kam problem me LDK, por me qëndrimet e tyre”, ka thënë Rama në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.