Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur nga New Yorku edhe për vizitën urgjente të Kurtit në Tiranë. Ai ka thënë se takimi ishte i planifikuar më herët dhe në qendër të bisedës së tyre ishte kriza energjetike, veçmas situata në Kosovë.
Kjo është një pjesë e bisedës së tij në Opinion:
Rama: Pse Kurti mbërriti me urgjencë?
Rama: S’ka qenë me urgjencë, ishte një drektë e planifikuar shumë kohë më parë.
Pyetje: Për çfarë keni diskutuar?
Rama: Kemi folur për krizën energjetike. Kosova ka një situatë shumë të vështirë, shumë të vështirë se ne, ka një bazë strukturore shumë të vjetër. Një termocentral të vjetër. Ka një konjukturë jashtëzakonisht të Shqipërisë.
Pyetje: E si mund ta ndihmojmë?
Rama: Kemi folur se si mund të bëjmë më shumë.
Pyetje: Rrezikon Kosova të ketë kufizim?
Rama: Ka. Në dimër mund të ketë shumë më shumë.
Pyetje: A mund ta ndihmojmë Kosovë?
Rama: Ne mund të këmbejmë. Kur ne kemi mundësi të këmbejmë ne këmbejmë, por është e limituar mundësia që ne të ndihmojmë përtej një niveli të caktuar./Gazeta10