Lajme

Ramadani: Arritja në pikën ku ishte e mundur përplasja me NATO-n, dëmtim i sigurisë kombëtare

Gazeta10
04 Janar 2025 - 14:10

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se dështimi për hapjen e Urës së Ibrit nuk ishte për shkak të KFOR-it, por për shkak të konfrontimit me këtë mision.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ramadani ka thënë se arritja deri në pikën ku ishte e mundur përplasja me NATO-n, është dëshmi për cungim sovraniteti e dëmtim të sigurisë kombëtare.

“Për dështimin para konfrontimit pata alarmuar më 3 gusht 2024.

Dështimi duhet të quhet me emrim e vet, jo me fajësime ndaj prezencës së NATO-s në Kosovë”.

Ramadai ka përmendur edhe deklaratat e disa zyrtarëve të partisë në pushtet:

“A ju kujtohen eksponentët e padijshëm dhe eksperimentalë të pushtetit kur me brushë në dorë brohorisnin “Me NATO, pa NATO, ne e hapim Urën!”.

A thua janë pak të vetëdijshëm sa shumë dëmtuan Sigurinë Kombëtare me parullat e tilla, që domosdoshmërisht dihej që janë veç fjalë?!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.