Në “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, po diskutohet lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, “Izraeli-Libani-Irani, shkëndijat e një lufte”.
Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Fuad Ramiqi, në “Politiko”, ka thënë se Izraeli kurrë nuk ka vepruar i vetëm, sipas tij, gjithmonë aty, për ta ndihmuar, kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se SHBA-të edhe tani i kanë furnizuar izraelitet me armatime.
“Nga të gjitha konflikte që i ka pasur, Izraeli kurrë nuk ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur asnjëherë që potencial që i vetëm t’i bëjë luftërat, gjithmonë kanë qenë aty Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët vazhdimisht edhe në kohë lufte edhe në kohë paqe, e kanë furnizuar, jo vetëm me armatim, por edhe me instruktor dhe njerëz të vetë. Edhe kjo që ka ndodhur tash edhe përdorimi i shumë armatimeve në akseptin raketor edhe aeroplanët që i ka të gjitha i ka nga SHBA edhe ato i ka falas”, ka thënë ai. /Gazeta 10/