Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Raportohet për tre të zhdukur, përfshirë një vajzë të mitur dhe një djalë me probleme mendore

Gazeta10
09 Dhjetor 2024 - 10:54

Të paktën tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Policia ka njoftuar se dy prej tyre janë djem nga Lipjani dhe Gjilani, ndërsa në rastin e raportuar në Ferizaj, bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport lidhur me rastin në Lipjan.

Teksa për atë në Gjilan, i cili është raportuar gjatë mëngjesit të së dielës, Policia njofton se e ëma e viktimës ka raportuar që djali i saj me të meta mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkaq, e mitura në Ferizaj, thuhet se ka dalë nga shtëpia më 2 dhjetor dhe nga atëherë nuk dihet se ku është.

Që të tri rastet janë duke u hetuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.