Të dielën në mbrëmje për një ngjarje të trishtë që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Një vajzë 14-vjeçare po dyshohet se është droguar dhe dhunuar nga pesë persona dhe për rastin tashmë kanë nisur hetimet.
Lajmi është konfirmuar sot edhe nga Policia e Kosovë, ku shkurtimisht është bërë e ditur se në koordinim me Prokurorinë, po zhvillohen hetimet intensive.
Policia tutje ka njoftuar se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”
Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, pesë persona po dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me viktimën e të cilët akoma nuk janë identifikuar.
Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.
E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit të së dielës dhe më pas është njoftuar Policia.