Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Redknapp po synon një rikthim sensacional në Premier Ligë

Gazeta10
16 Shkurt 2023 - 21:18

Harry Redknapp mund të bëjë një rikthim sensacional në Premier Ligë, pasi që 75 vjeçari ka informuar Leeds United se ai do të ishte i hapur rreth idesë për të qenë trajner i tyre.

Leeds është duke e pasur të vështirë që ta zëvendësojë tanimë të shkarkuarin, Jesse Marsch, pasi që skuadra angleze është refuzuar nga trajnerët si Andoni Iraola, Arne Slot dhe Carlos Corberan.

Por, Redknapp thuhet se do të ishte i kënaqur që ta merrte drejtimin e Leeds.Leeds po përballet me faktin që do të luftojë për mbijetesë në Premier Ligë për të katërtin sezon me radhë, dhe momentalisht zë vendin e 17 me vetëm një pikë larg zonës së rrezikut në tabelë.

Redknapp ka qenë i papunë që prej vitit 2017 kur ishte trajner i Birminghamit, por ka një bagazh të madh me eksperiencë në Premier Ligë, pasi që ka drejtuar skuadrat e njohura si Tottenhamin, Portsmouthin, West Hamin, QPR dhe Southamptonin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.