
Gazetari Mentor Shala ka thënë se karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është se beteja për elektoratë është duke u zhvilluar mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes.
Ai në emisionin “Adresa” në Kanal10 ka thënë se nuk ka ndodhur ta ketë parë ndonjëherë, bashkëshorten e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Fanën të dal me ndonjë deklaratë, siç doli në mbështetje të Abdixhikut.
Tutje, ai ka thënë se kjo ka një ndikim tek votuesi i LDK-së, pasi pjesa më e madhe e militantëve të LDK-së, ata që kanë besuar në presidentin Rugova kanë kaluar në LVV në zgjedhjet e viti 2021.
“Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është se beteja është duke u zhvilluar për elektorat mes VV-së e LDK-së, për shkak se VV-ja sulmin e ka të koncentruar me shumë kah LDK-ja për shkak se një pjesë të madhe të votuesve nga viti 2021 i ka të LDK-së”, ka thënë Shala. /Gazeta10/