Gazeta10

Rizvanolli dhe ministrat sllovenë flasin për rritjen e investimeve dhe kapaciteteve të reja të energjisë së gjelbër

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit, është takuar me ministrin slloven të Mjedisit, Klimës dhe Energjisë, Bojan Kumer, dhe atë të Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, Matjaz Han.

Gjatë takimit të Ministres Rizvanolli me Ministrin Kumer u diskutua për zhvillimin në fushën e energjisë, për rritjen investimeve dhe kapaciteteve të reja të energjisë së gjelbër dhe në veçanti për projektet e energjisë nga era.

Ndërsa në takimin që ka zhvilluar me Ministrin Han, u diskutua për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë, bashkëpunimin e ndërsjellë mes kompanive kosovare dhe sllovene, ku Ministrja Rizvanolli e njoftoi për progresin që ka shënuar Kosova në zhvillimin ekonomik.

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli theksoi se për të dytën herë sivjet në Slloveni, mikpritja ishte e ngrohtë dhe diskutimet produktive, ndërsa u shpreh se mezi pret që t’i mirëpresim në Kosovë, me shpresë që kjo do të jetë në kuadër të një forumi ekonomik të përbashkët.

Ndërsa, dy ministrat slloven shprehen gatishmërinë dhe vullnetin për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj