Lajme

Rohde pajtohet që të mos ketë struktura paralele, por s’e përkrah mënyrën se si Kosova po i mbyll

Gazeta10
15 Janar 2025 - 17:58

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka shpërndarë në mbështetje deklaratën e Bashkimit Evropian në qortim të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e sotme të disa zyreve të strukturave paralele serbe, ku lanë të nënkuptojnë se veprime të tilla bëjnë që sanksionet ndaj Kosovës të qëndrojnë në fuqi.

Rohde tha se “e mbështet plotësisht” deklaratën e BE-së, teksa shtoi se “në parim Gjermania mbështet shuarjen e këtyre strukturave paralelel, por në mënyrë gjithpërfshirëse”.

“Me veprime si sot, ju nuk i fitoni mendjet dhe zemrat e njerëzve të afektuar”, thanë nga ambasada gjermane.

“Mbështetje e plotë për deklaratën e BE-së. Dhe më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që struktura të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat + mendjet e njerëzve të prekur”, thuhet në komunikatë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.