Në emisionin “Dita e Re” në Kanal10, ishte i ftuar një djalë i veçantë i cili ka një talent për muzikën, Uran Hamiti dhe nëna e tij, Hatixhe Hamiti.
Ai rrëfeu më shumë për rrugëtimin e suksesshëm muzikor.
“Unë jam 10 vjeç në shkollën “Meto Bajraktari” dhe në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”. Më duket se muzikën e kam talent, por lënda që më pëlqen shumë është gjuha shqipe”, ka thënë ai.
Ai thotë se talentin e tij për herë të parë e ka vrenjtur mësuesja e tij Aida Gjikolli. /Gazeta10/