Duhet Lexuar

Rrëfimi i 57 vjeçarit mitrovicas: Veriu po braktiset nga shqiptarët

Gazeta10
18 Gusht 2022 - 10:19

Raporti: Blend Aliu

Tash e 22 vite, Ukshin Peci nga Mitorivica e Veriut ditën e kalon me shumë pak angazhime.

Angazhimet e tij kryesisht kanë të bëjnë me kopshtin e shtëpisë, pasi për dy dekada 57 vjecari është i papunë.

Peci që jeton për shumë vite në fshatin Zhazh, fajin ia lë shtetit i cili i sipas tij nuk e ndihmoi asnjëherë.

“Institucionet tona nuk i japin shans me ardh knej pak me na vizitu ma shumë, e kur të vijnë votat, vijnë, të parët i ki ksajde, për mi marr votat, a për me na ndihmu diçka jo, në harresë jemi ky katun prej institucioneve të Kosovës” – shprehet Mitrovicasi.

Kërkesën që të ndihmohet pjesa veriore e Mitrovicës e ka të kahmotshme, derisa thotë se gjerë më sot këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ukshin Peci ka frikë nëse situata vazhdon të jetë e tillë e pa përmirësime, ai do të detyrohet ta braktisë vendin në të cilin jetoi për gati 6 dekada.

“Ju kisha bë apel institucioneve të Kosovës të na ndihmojnë, nëse ndodh diçka në pjesën veriore na jena këtu, por me na ndihmu qe me met këtu, e jo me dal anej poshtë, se na e kemi vendin shumë të mirë, edhe jena në tokën tonë, por do me ardh puna që duhet mu largu – ka thënë 57 vjeçari.

Ndërkaq tensionet ndër vite në Mitrovicë dhe lufta e Ukrainës sipas mitrovicasit ka bërë që banorët e fshatrave Zhazh, Boletin e Kelmend të ndjehen të frikësuar nga serbët e veriut.

Ukshin Peci tash e 57 vite jeton në fshatin Zhazh së bashku me familjen, ai thotë se nëse një ditë do të duhej ta lëshonte vendin, për këtë do t’i vinte shumë keq. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.