Opinion 10

Rrëfimi i ministrit gjerman Rudolf Scharping për masakrën e Krushës

Gazeta10
16 Gusht 2022 - 17:23

Sylë UKSHINI

Intervenimi i NATO-s në luftën e Kosovës në mars të vitit 1999 paraqet kthesën më
të shënuar jo vetëm për NATO-n, por edhe për vetë politikën gjermane, pasi për herë të
parël që nga përfdunimi i Luftsë së Dytë Botërore trupat e ushtrisë gjermane po
përfshiheshin në një luftë jashtë territorit të Aleancës. Kosova paraqiste një kthesë historike
edhe për karrierën e ministrit të atëhershëm gjerman, socialdemokratit Rudolf Scharping, i
cili për shkak të angazhimit të fuqishëm në luftën e Kosovës për një kohë qe konsideruar
edeh si pasuesi më i mundshëm i Havier Solanës për në poston e Sekretarit të Përgjithshëm
të NATO-s, ndërsa më herët ai kishte qenë edhe kandidati i SPD-së për kancelar të
Gjermanisë.
Angazhimi i Scharpingut si ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë përkon me kulmin e luftës së
Kosovës, me periudhën kur qindra mijëra shqiptarë po dëboheshin nga shtëpitë dhe
fshatrat e tyre dhe po ekzekutoheshin në masë nga policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë.
Burrat, gratë dhe fëmijët po përndiqeshin, torturoheshin dhe vriteshin, ndërsa shqiptarë e
tyre po plaçkiteshin dhe digjeshin. Imazhet e njerëzve të dëbuar dhe sekuencat televizive të
trenave të stërmbushura me civilë shqiptarë të kujtonin skenat nga filmi i përndjekjes së
hebrenjve “Lista e Shindlerit”, të pleqve që rrëzoheshin e nuk mbaheshin dot në këmbë,
grave të moshuara, fëmijëve të uritur dhe të përvajshëm.
Këto fakte dhe dëshmi ministri i atëhershëm gjerman i Mbrojtjes i kishte pasqyruar në ditarin
e tij “Wir dürfen nich wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa” (Nuk guxojmë të shikojmë
mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa). Në mesin e shumë ngjarjeve ai flet edhe për atë që
pa menjëherë pas luftës në Kosovë, përkatësisht në fshatin Krushë, të cilin e kishte vizituar
së bashku me ministrin e atëhershëm dhe zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Joschka
Fischer.

23 qershor 1999
Vizitën e përbashkët me Joschka Fischer-in(asokohe ministër dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë) në
Kosovë e kam lënë prapa, këto përshtypje duhet së fillimisht të përpunohen.
Që disa ditë që ushtarët janë në Kosovë. Rrethanat e punës së tyre i rëndojnë shumë ata. Të flesh në tank
ose në tokë të thatë, pa pajisje të posaçme sanitare, të bësh dush me një gjysmë shisheje ujë mineral, kjo
është njëra. Në Therandë (Suharekë) unë hëngra së bashku me ushtarët një ushqim modest. Njëri më
rrëfeu se ata, para tri ditësh, gjatë një patrullimi kishin folur me një plak, në njërin prej katundeve
malore përmbi Suharekë. Por, gjatë patrullimit të tyre të djeshëm, ata e kishin gjetur këtë njeri, shtrirë
në rrugë me fyt të prerë. Pas kësaj, unë i shpjegova përshtypjet e mia nga fotografitë televizive, të cilat
paraqisnin kufoma e hedhur në një bunar uji të pijshëm dhe se si ushtarët dëshironin të i nxirrnin
kufomat nga bunari. Përpiqem për t`i shpjeguar ngarkimet emocionale, të cilat shkaktohen nga situata
të tilla. Sapo e pata thënë këtë, mu kujtua nënoficeri i ri përballë meje, si ai kishte qenë zhytës atje. U
krijua një pauzë, unë e shikova atë dhe besova të lexoja diç në fytyrën e tij nga ajo trysni, e cila duhej të
rëndonte atë. Ne biseduam më tutje dhe unë mendova se në situata e tilla njeriu pranon vetëm një pjesë të këtyre përshtypjeve dhe ngarkesave – diç e tillë përpunohet tek më vonë. Kjo ma kujtoi vizitën time tek
pilotët në Piaçenca dhe unë mendova në bisedat me klerikët ushtarë, psikologët e trupave dhe me gratë e
ushtarëve. E di: ngarkesat për ushtarët janë enorme, nga jashtë si mua mezi mund të realizohet dhe
mund të durohet, vetëm nëse i përgjigjet mjedisi, para së gjithash, mbështetja në madhe dhe familje.
Unë rikujtoj vendbanimin e vogël të Krushës së Madhe dhe në atë se çka kisha parë me Joschka Fischer-
in. Toni i kthjelltë i mjekut ligjor britanik ishte në kontrast me këtë: një hapësirë e vogël, ndoshta katër
metra me katër e madhe, pa kulm dhe dritare, nga të cilat kishin mbetur vetëm vrima të shkrumbuara.
Një kutërbim si i ëmbël, mua mu zu fryma, të neveria u zvarrit lart meje. Para nesh shtrihej një masë e shkrumbuar. Ajo mbulonte tërë tokën dhe vetëm po të shikohej më afër mund të kuptoje se aty ishin ende mbetjet materiesh. Nga masa e zezë shquheshin eshtrat, në këndin e dhomës shumë më qartë sesa
drejtpërdrejt para këmbëve të mia. Në këtë hapësirë i kishin futur 25 deri 30 njerëz, pastaj i kishin
vrarë me mitraloza të lehtë. Një mjek ligjor britanik na i shpjegon mbetjet e një skeleti, se mund të ishte
fjala për një vajzë 14 vjeçare, çka mund të analizohej qartë nga ndërtimi i skeletit. Unë nuk munda më,
u ktheva pa fjalë dhe shkova. Në rrugë për te helikopterit kalova përskaj një shtëpie, atje qëndronte një
grua e mplakur nga hallet me tre fëmijë të vegjël. Ata qanin. Unë e mora vajzën krape krah dhe pa fjalë
përpiqesha ta ngushëlloja. I heshtur, plotësisht i kthyer në vetvete, u ktheva tek helikopteri.
Në Prizren më u ulën mua përballë përfaqësuesve të organizatave humanitare dhe shumë shqiptarë të
Kosovës. Njëri më foli për kontaktet me një firmë gjermane, e cila më herët kishte blerë verë këtu dhe e
kishte tregtuar atë me sukses të madh në Gjermani, një tjetër dëshironte të dinte diçka mbi transportimin
e materialit ndërtimor, një i tretë pyeti për ndihmë gjatë ngritjes të rrjetit telefonik. Ndërsa, ipeshkvi
katolik na luti për ndihmë nda të gjitha grupeve të popullsisë. Ushtarët e Bundesverit raportonin për
ngritjen e kuzhinave fushore, prej të cilave jepeshin 10.000 racione me ushqime në në ditë. Sërish një
tjetër kërkoi ndihmë për shkolla dhe për shkollimin e fëmijëve, tjetri për gratë e dhunuara. Edhe një
tjetër kërkoi mbështetje gjatë çminimit të ndërtesave, si dhe një tjetër shpjegonte se kishin zbuluar kurthe
shpërthyese në kufomat e shtazëve dhe në kasetofon.
Si mund të tejkalohej e gjithë kjo, pranë kësaj punon një burg për vrasësit, kriminelët e luftës dhe
plaçkitësit dhe të vihet në përdorim heqja e plehrave dhe jepen lejet e ndërtimit.

Legjenda:
Scharping përqafon vajzën 10-vjeçare në Kosovë
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping përqafon vajzën 10 vjeçare Vabona Duraku me
23 qershor 1999 në kuadër të vizitës së tij bërë trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë. Gjatë
vizitës së tyre të shkurtër në Kosovë, Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe Rudolf
Scharping gjithashtu vizituan një varrë masiv në fshatin Krusha e Madhe në Jugperëndim të
Kosovës. Në fshatin Krushë e madhe ndodhi njëra prej tetë masakrave më të mëdha të Kosovës,
ku gjatë tre ditëve sa zgjati masakra u vranë dhe masakruan 20 civilë shqiptarë.
Ndërsa po në Krushë të Madhe kishte ndodhur një masakër tjetër, ku ishte ekzekutuar 241 civilë
shqiptarë, 64 prej të cilëve konsiderohen të zhdukur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Opinion 10
07 Nëntor 2024
Opinion 10
10 Tetor 2024
Opinion 10
02 Tetor 2024
Opinion 10
02 Tetor 2024
Opinion 10
14 Gusht 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.