Lajme

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus, raportohet për 65 të vdekur

Gazeta10
24 Janar 2024 - 11:06

Një aeroplan transportues ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën.

Të paktën 65 persona u vranë e që ishin të burgosur lufte ukrainas, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se në bord ishin nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme, raporton BBC.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.